You are here
Home > Futboll Bota > Të vetëm edhe kundër historisë, një arbitër shqiptar ëndërron të arrijë në Serinë A

Të vetëm edhe kundër historisë, një arbitër shqiptar ëndërron të arrijë në Serinë A

Vitet kalojnë dhe sukseset vetëm sa vijnë e shtohen për futbollin mbarëshqiptar. Nga ai kualifikim i Shqipërisë në Europian, te kalimi i Skënderbeu në grupet e “Europa League”, te dalja e Kosovës si e para në grup në “Ligën e Kombeve”, janë të shumta momentet kulminante që shënohen në historinë tonë të përbashkët.

Por një arritje e madhe që po bëhet në një drejtim të veçantë të futbollit, është edhe ajo në pjesën e arbitrimit. Kemi dëgjuar për disa arbitra shqiptarë të dalë nga Superiorja që kanë ndarë drejtësi në arenën ndërkombëtare, por duke u anashkaluar një pjesë tjetër e rëndësishme.

“Shqiperia.ch” sjell një pasqyrim tjetër, teksa ka edhe arbitra shqiptarë që kanë emigruar në Itali, për të vazhduar atje pasionin e tyre. Njëri prej tyre është edhe Eduart Pashuku. I lindur në Shkodër në vitin 1988, Pashuku ka emigruar në Itali rreth vitit 2000.

Që në kohët më të hershme ka nisur edhe vënia e drejtësisë në disa ndeshje amatore, për të mbërritur në vitin 2016, atje ku drejton edhe në Serinë C italiane. Arritja më e madhe e shqiptarit ka qenë si arbitër i katërt në Serinë B, ligë kjo më e afërta me elitën e futbollit italian.

Në luftë edhe me historinë, pasi në Itali nuk ka asnjë precedent të mëparshëm që një arbitër i huaj të kalojë në Serinë A. Kjo mund të ndodhë me pak fat edhe me një arbitër shqiptar, megjithëse duhet të theksojmë faktin se Eduarti nuk është i vetëm në Serinë C. Atje ndodhet edhe Samir Kumara, një tjetër përfaqësues i Shqipërisë për të mbajtur një ndeshje futbolli. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top