Nga “hero në zero”, situata e Rashicës te Vederi, mund të përshkruhet vetëm në këtë mënyrë. Një gol në sekondën e fundit ndaj Frankfurtit, do të bënte që të gjithë të Verderi, “të çmendeshin” pas talentit shqiptar, pasi u dhuroi 3 pikë të arta.
Për të kaluar te ajo ndeshje ndaj Nurenbergut, ku aktivizimi i Rashicës nga pankina, zhgënjeu jo pak tifozët e skuadrës. Futbollisti shqiptar gaboi në të gjitha rastet kur ishte me topin në këmbë, ndërsa kundërshtarët arritën të barazonin në minutat e fundit.
Një “kryqëzim” i pamerituar për Rashicën, ndërsa për t’i dalë në mbrojtje shqiptarit në këtë situatë, ka menduar drejtori sportiv i Verderit, Frank Baumann.
“Kjo nuk po na ndihmon ne, madje po na i bëni lojtarët e rinjë që të ndihen të pasigurtë”, tha Bauman duke u drejtuar tifozëve.
Në fund ai u ndal edhe te rasti “Rashica”: “Unë shpresoj vërtet se tifozët do e vlerësojnë situatën në mënyrën e duhur dhe do e kuptojnë se futbollistët duhen mbështetur edhe në situate të vështira”, ka thënë drejtori sportive i gjermanëve. /Shqipëria.ch/