You are here
Home > Kombëtarja > Te Verderi “sulmojnë” tifozët, për të mbrojtur Rashicën: Kështu nuk po na ndihmoni!

Te Verderi “sulmojnë” tifozët, për të mbrojtur Rashicën: Kështu nuk po na ndihmoni!

Nga “hero në zero”, situata e Rashicës te Vederi, mund të përshkruhet vetëm në këtë mënyrë. Një gol në sekondën e fundit ndaj Frankfurtit, do të bënte që të gjithë të Verderi, “të çmendeshin” pas talentit shqiptar, pasi u dhuroi 3 pikë të arta.

Për të kaluar te ajo ndeshje ndaj Nurenbergut, ku aktivizimi i Rashicës nga pankina, zhgënjeu jo pak tifozët e skuadrës. Futbollisti shqiptar gaboi në të gjitha rastet kur ishte me topin në këmbë, ndërsa kundërshtarët arritën të barazonin në minutat e fundit.

Një “kryqëzim” i pamerituar për Rashicën, ndërsa për t’i dalë në mbrojtje shqiptarit në këtë situatë, ka menduar drejtori sportiv i Verderit, Frank Baumann.

“Kjo nuk po na ndihmon ne, madje po na i bëni lojtarët e rinjë që të ndihen të pasigurtë”, tha Bauman duke u drejtuar tifozëve.

Në fund ai u ndal edhe te rasti “Rashica”: “Unë shpresoj vërtet se tifozët do e vlerësojnë situatën në mënyrën e duhur dhe do e kuptojnë se futbollistët duhen mbështetur edhe në situate të vështira”, ka thënë drejtori sportive i gjermanëve. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top