You are here
Home > Kombëtarja > Të varur nga…Sadiku! Shqipëria tashmë e kërkon golin nga mesfushorët

Të varur nga…Sadiku! Shqipëria tashmë e kërkon golin nga mesfushorët

Mungesa e Armando Sadikut tek Kombëtarja e Shqipërisë po ndihet lehtësisht, pas dëmtimit që ka pësuar legjionari. Kuqezinjtë në 5 ndeshjet e fundit, duke përfshirë ato miqësore dhe zyrtare, kanë shënuar vetëm dy gola. Madje këto kanë ardhur nga mesfushorët, Ndoj dhe Xhaka, përkatësisht kundër Ukrainës dhe Izraelit.

Ekipi i Panuçit po e ndien shumë mungesën e bomberit të Kombëtares, pasi pjesa e sulmit të kuqezinjve në këto sfida të fundit nuk ka prodhuar asgjë. Në ndeshjen me Izraelin, Shqipërisa do ta ndiejë sërish mungesën e një sulmuesi si Sadiku, ndërsa Panuçi do bëj të pamundurën që të zhbllokohen sulmuesit që janë në dispozicion.

Elbasanasi Sadiku, në 32 sfida me kuqezinjtë ka shënuar 11 gola, duke qënë deçiziv për Kombëtaren, pasi finalizimet e tij ishin shumë produktive për Shqipërinë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top