You are here
Home > Futboll Bota > Të turpëruar nga ekipi në kategorinë e pestë, Balliu shënon dhe nxjerr nga balta Metzin

Të turpëruar nga ekipi në kategorinë e pestë, Balliu shënon dhe nxjerr nga balta Metzin

Kjo periudhë e fillimit të janarit është momenti ku rikthehen ndeshjet e Kupave në Europë. Ditën e djeshme janë luajtur edhe përballjet e kupës së Francës, ku protagonist është kthyer edhe shqiptari Ivan Balliu.

Mbrojtësi kuqezi ka arritur të shpëtoj skuadrën e tij të Metz nga turpërimi, teksa arriti që në kohën shtesë të shënojë golin e fitores dhe të kualifikimit , më saktësisht në minutën e 101. Ajo çka bie në sy është se kjo skuadër luante në transfertën e ekipit të St Kuentin, e cila militon në kategorinë e pestë në Francë dhe arriti që 90 minutat e rregullta të ndeshjes të mbante rezultatin e barabartë 1-1.

Është dashur goli i legjionarit të Kombëtares i cili me finalizimin e tij arriti të dërgonte shifrat e ndeshjes në 1 me 2. Me anë të këtij goli, Metz arriti të kualifikohej në mes të 32 ekipeve më të mira të Francës, ku do të presë kundërshtarin e rradhës në këtë kompeticion. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top