You are here
Home > Futboll Bota > “Të tregojë se Tare nuk i hodhi paratë nga dritarja me të”, presioni i madh i italianëve për Berishën

“Të tregojë se Tare nuk i hodhi paratë nga dritarja me të”, presioni i madh i italianëve për Berishën

Europa bëhet gati për rinisjen e aktiviteteve futbollistike, pas pushimit të fundvitit. Nga Seria A dhe më veçanërisht te Lacio, pavarësisht afrimeve që mund të vijnë nga merkato e janarit, vështrimi ngelet te Valon Berisha.

Mesfushori i marrë nga Salzburgu u morr me bujë në verë, por ende nuk po arrin t’i tregojë aftësitë e tij. Kjo jo për faj të vetë futbollistit, por dëmtimeve që e kanë penalizuar atë. Në ato pak raste kur Berisha ka qenë në fushë, e ka gjetur mënyrën për të bërë dallimin e për të fituar besimin e tifozëve.

Megjithatë, këta të fundit nuk mund të durojnë pafundësisht dëmtimet që po e shoqërojnë karrierën e tij.  Një prej mediave laciale, “Laziochannel”, e shpreh më së miri presionin që do e shoqërojë mesfushorin shqiptar gjatë kësaj kohe: “Si një riblerje duket afrimi i Valon Berishës, që erdhi me bujë nga Salzburgu. Deri tani nuk është dukur në fushë, për shkak të dëmtimeve. Ai duhet të tregojë se paratë e Tares nuk janë hedhur nga dritarja me të”, shkruhet në artikull, që pas pushimeve në Kosovë, duhet të ketë marrë energjitë e nevojshme për t’u përballur me një situatë aspak të lehtë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top