You are here
Home > Futboll Bota > Të tjerë zgjedhin Dubain, Kastrati bëhet babagjyshi i fëmijëve shqiptarë në shkollën Skënderbeu

Të tjerë zgjedhin Dubain, Kastrati bëhet babagjyshi i fëmijëve shqiptarë në shkollën Skënderbeu

Një shembull për t’u duartrokitur, Lirim Kastrati është për t’u ndjekur edhe nga të tjerë personalitete të sportit. Nëse disa futbollistë zgjedhin të largohen drejt vendeve ekzotike dhe sa më të largëta nga vendlindja, në Dubai në shumicën e rasteve, ka edhe nga ata që gjejnë rastin e parë për të ardhur në atdhe.

I tillë është edhe Kastrati, sulmuesi që luan me Lokomotivën e Zagrebit. Pushimet e fundvitit futbollisti shqiptar po i kalon në Kosovë, e më saktësisht në vendlindjen e tij, në Kamenicë. Gjatë këtyre ditëve, lojtari i Zagrebit është shndërruar edhe në babagjyshin e vitit të ri.

Ai ka shkuar në shkollën fillore Skënderbeu në Hogosht, atje ku ka hedhur edhe vetë hapat e parë të mësimit, për të shpërndarë disa dhurata e për të mbushur zemrën e fëmijëve shqiptarë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top