![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/10/uou.jpg)
Të shënojë kundërshtari dhe “të festosh” për këtë fakt? E çuditshme dhe aspak e zakonshme tingëllon, por përligjet dhe ndodh në rastin e futbollistit shqiptar më në formë në Skoci, Florian Kamberit dhe tifozëve të Skocisë.
Kamberi e ka treguar formën e mirë edhe ndaj Cëltic, duke arritur t’i shënojë gjigantëve skocezë, me një gol që nxirrte jo pak në pah vlerat e tij. Një shkëputje nga mbrojtësi dhe një gjuajtje e fortë që ndalet në rrjetë, nga një pozicion që i vështirë në krahun e majtë.
Përpara se Kamberi të shënonte, Cëltic ishte duke kryesuar me rezultatin 2-0 dhe ai gol i shqiptarit e hapte lojën. Fillimisht tifozët e Cëltic janë dëshpëruar pas golit të pësuar nga skuadra e tyre, derisa panë njeriun që e shënoi atë, Kamberi.
Vetëm pak kohë më parë ata kishin dëgjuar për interesimin e skuadrës së tyre ndaj lojtarit shqiptar. Pasi e panë në stadiumin e tyre dhe lojën që Kamberi zhvilloi, përfundimi ishte pak a shumë i tillë: “Në rregull, ky le të shënojë. Mjafton që të na e sillni në janar”. Më poshtë do të shihni edhe disa nga reagimet në “Twitter”. /Shqiperia.ch/