You are here
Home > Kombëtarja > Të sharat duhej të kushtonin, “hakmarrja” e trajnerit të Luganos është e ftohtë me Sadikun

Të sharat duhej të kushtonin, “hakmarrja” e trajnerit të Luganos është e ftohtë me Sadikun

Armando Sadiku u rikthye si një hero i mundshëm për të shpëtuar anijen e Luganos që ishte pranë përmbytjes, pasi po diskutohej rënia nga kategoria. Futbollisti shqiptar shpërtheu me kryeveprën e realizuar ndaj Bazelit, duke sharë në shqip edhe nga pankina ku ndodhej trajneri Celestini.

“Asnjë problem, Sadiku mund të vazhdojë të bëj të njëjtën gjë nëse shënon”, kështu u shpreh tekniku i Luganos në fundin e takimit. Të gjithë u çuditën disi me reagimin e Celestinit, që ka një “hakmarrje” të ftohtë. Në tre takimet e fundit dhe që kanë qënë më të rëndësishmet për ekipin zviceran, Sadiku është preferuar vetëm njëherë për disa minuta në pjesën e dytë. Sigurisht, aspak i kënaqur nuk mund të jetë sulmuesi shqiptar për këtë situatë, duke përtypur edhe ato fjalë të thëna pas golit ndaj Bazelit. Fundja, askujt nuk i pëlqen të dëgjojë ofendime të atilla… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top