You are here
Home > Kryefaqja > Të rritur me legjendën Shumaker, për herë të parë familja jep pamjet e papublikuara (VIDEO)

Të rritur me legjendën Shumaker, për herë të parë familja jep pamjet e papublikuara (VIDEO)

E kush mund të harrojë kaq lehtësisht legjendën e “Formula 1”, Michael Schumacher? Pavarësisht se jeta u tregua shumë ironike me të, duke e dërguar në koma për vite të tëra pas një aventurë me ski në alpinizëm, por duke mos e gjetur asgjë nga shpejtësia e frikshme në pistë.

Për shumë tifozët anembanë botës, gjermani do të ngelet legjenda e madhe e pistave të “Formula 1” dhe këtë e dëshmojnë më së miri triumfet e tij, pasi është shtatë herë kampion bote. Familja e legjendës ka lejuar për herë të parë që të xhirohet brenda shtëpisë dhe të publikohen pamja që nuk janë transmetuar kurrë më parë.

Më saktësisht bëhet fjalë për një film që do të vijë enkas për Shumaker dhe do të publikohet në 5 dhjetor. Në bazë të këtij filmi do të jetë gjithë historia e jetës së gjermanit, e ardhur në mënyrë shumë emocionuese për të gjithë admiruesit e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top