You are here
Home > Futboll Bota > Te Roma luten të mos jetë e vërtetë, Tare kërkon yllin e Barcelonës që iu shpëtoi nga duart

Te Roma luten të mos jetë e vërtetë, Tare kërkon yllin e Barcelonës që iu shpëtoi nga duart

Në një periudhë si kjo e janarit, ku të gjitha klubet janë vënë në levizje për të përforcuar skuadrat e tyre respektive, një jehonë e madhe vjen edhe nga Italia. E tillë është edhe situata tek skuadra e Lacios, ku sipas mediave italiane, drejtori teknik i tyre, Igli Tare, është hedhur në sulm për të marrë shërbimet e mesfushorit të Barcelonës.

Bëhet fjalë pikërisht për lojtarin 21 vjeçar, Malkum, i cili prej verës së shkuar iu bashkua klubit katalanas mes zhurmës së madhe. Me këta të fundit hapësirat për të kanë qënë shumë të pakta, ku gjatë gjithë këtij sezoni është aktivizuar vetëm në 5 sfida. Nga ky fakt kanë lindur pakënaqësira tek Malkumi, teksa këtë merkato dëshiron largimin. Kjo situatë nuk do i shpëtojë nga duart italianëve, teksa Tare po mendon për një transferim të mundshëm të tij në qytetin e Romës.

Duket se Malkum plotëson të gjithë parametrat e dëshirave të drejtuesve të kaltër, pasi edhe mosha e tij është shumë favorizuese. Vlera e tij në tregun e lojtarëve është rreth 40 milionë euro, ndërsa përpara se të mbërrinte te Barcelona, të gjithë ishin të sigurtë se futbollisti në fjalë kishte firmosur për Romën, rivalin e përjetshëm të Lacios. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top