You are here
Home > Kombëtarja U-17 > Të rinjtë shqiptarë nuk duan më Ronaldon e Mesin, talenti Preka: Të jem si Hysaj!

Të rinjtë shqiptarë nuk duan më Ronaldon e Mesin, talenti Preka: Të jem si Hysaj!

Ndërsa futemi në muajin e Kombëtares, këtë herë është grumbulluar Shqipëria U-17 e drejtuar nga Elvin Beqiri. Në qytetin e Durrësit ndodhet aktualisht edhe e ardhmja e kuqezinjve, ku gjithmonë vëmendja është e madhe për elementet e reja.

Ajo që vihet re dhe është e gjitha për t’u vlerësuar, mbetet padyshim mënyra sesi ky brezi i ri po rritet në vendin tonë. Nëse më parë dëshira e lojtarëve tanë ishte që një ditë të bëheshin si Kristiano Ronaldo apo Lionel Mesi, tashmë modeli shihet brenda territorit.

Pak ditë më parë do të ishte sulmuesi i të rinjëve të Çelsit, Armando Broja, që do të shprehej se idhulli i tij është ndjekja e rrugës së Armando Sadikut. Ndërsa së fundmi, në një prononcim për “FSHF TV”, Preka shprehet se kërkon gjurmët e Hysajt.

“Kjo është hera e gjashtë që unë thirrem dhe ndihem i lumtur edhe për shiritin e kapitenit. Sigurisht, mbetet përgjegjësi e madhe kur mban shiritin e kapitenit. Aktualisht jam pjesë e Akademia Shkodër dhe ëndërroj të bëhem lojtari i Kombëtares, për të qënë si Hysaj”, u shpreh Marcelino Preka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top