You are here
Home > Futboll Bota > Të qash dhe të qeshësh/ E vendos elefanti: Krasniqi lë Kosovën e Shqipërinë për… Malajzinë!

Të qash dhe të qeshësh/ E vendos elefanti: Krasniqi lë Kosovën e Shqipërinë për… Malajzinë!

Sikur të mos mjaftonim me lojtarët tanë që mbajnë Kombëtaret europiane, ishte koha që një shqiptar të përfaqësonte edhe Malajzinë. Në fakt, për herë të dytë në historinë e saj, Malajzia bëhet gati të përfaqësohet nga një lojtar që nuk i përket atij shteti.

Nuk ka më dyshime dhe e gjithë llogjika të dërgon në një arritje marrëveshje, teksa është vetë futbollisti shqiptar që po sakrifikon për këtë fanellë. Ditë më parë përfaqësues të Federatës në Malajzi u shprehën se kishin nisur kontaktet me Krasniqin, të cilat ishin pritur mirë edhe nga ky i fundit.

E vetmja gjë që e pengonte shqiptarin, ishte fakti se duhet të kishte zhvilluar edhe një sezon më shumë në kampionatin e tyre. Për momentin Krasniqi është pa ekip, duke u larguar përkohësisht nga Malajzia. Fillimisht me idenë për t’iu bashkangjitur Europës, por pas kontakteve nga Federata e shtetit ku luajti, kishte vend për një prapaktheu.

Një foto elefanti, ka mjaftuar që të kuptohet sesi do të shkojë e ardhmja e këtij lojtari. Elefanti është simboli i Pahang FA, një ekip në Malajzi, ndërsa të gjithë janë të sigurtë që marrëveshja e këtij ekipit me futbollistin shqiptar, është vetëm çështje kohe. Pas një viti, sulmuesi i Shqipërisë U-21 që ka luajtur dikur për ne, do të ketë gjithë të drejtën për të përfaqësuar Malajzinë, duke shmangur kështu edhe Kosovën. Jo vetëm zgjedhje e çuditshme, por edhe shumë sakrificë… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top