You are here
Home > Kombëtarja > Të paktën sheh Kombëtaren falas! U grumbullua me bujë nga Panuçi, vetëm një ndryshim për Kajën

Të paktën sheh Kombëtaren falas! U grumbullua me bujë nga Panuçi, vetëm një ndryshim për Kajën

Një nga surprizat e listës së Panuçit për ndeshjet e tetorit që Shqipëria zhvillon ndaj Jordanisë dhe Izraelit, ishte padyshim Egli Kaja.

Futbollisti i cili është në llogari të Livingstonit, por i huazuar te Wimbledon, u mendua edhe si zëvendësuesi i Odise Roshit. Megjithatë, për të mbërritur deri në këtë pikë, ka ende kohë. Panuçi pret nga futbollisti t’i tregojë sesa vlen për fanellën kuqezi, për të qenë një titullar.

Gëzimi i Egli Kajës, çuditërisht ishte i një natyre tjetër gjatë kohës që mori ftesën e Shqipërisë. Nëpërmjet rrjetit social, “Twitter”, mesfushori shqiptar shprehej i lumtur se tashmë nuk do mundohej më për të kërkuar një biletë të Shqipërisë.

Me të drejtë ndoshta deri tani, pasi i vetmi ndryshim me Kajën, është që këto dy ndeshje të tetorit i sheh falas dhe më nga afër, në ndryshim nga herët e tjera. Kjo sepse nëse nuk u aktivizua nga Panuçi në një miqësore si ajo me Jordaninë, e vështirë duket të jetë në fushë ndaj Izraelit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top