
Ndeshjet e kupave në Austri nuk kanë kaluar pa lënë gjurmët që futbolli t’i ofron. Nojshtadi i Hamdi Salihit është përfshirë në një “stuhi” golash. Plot 7 gola të realizuar dhe ai i fitores, erdhi në minutën e 120′ të kohës shtesë.
Në fitoren 3-4 ndaj Deutschlandsberger, sulmesi shkodran ka shijuar gjithmonë vetëm festimet e shokëve, duke mos mundur të realizoi as ndaj një kundërshtari të tillë modest, ndeshje të cilat cilësohen si më të favorshme për sulmuesit. Golat e Nojshtad erdhën nga mesfusha dhe mbrojtja, ndërsa nga sulmuesit erdhi vetëm një gol, por ai erdhi nga këmbët e sulmesit kamerunas.
Mesa duket, Hamdi Salihi po e sheh fundin e karrierës, pasi në këtë sezon është totalisht jashtë formës së mëparshme dhe mosha është kthyer edhe në një tregues për të. /Shqipëria.ch/