Te Milani padyshim që duhet të shfryjnë ndaj Shqipërisë U-21, për një arsye të vetme, sepse ndaj nesh u dëmtua futbollisti më i momentit i ekpit italian, Patrik Kutrone.
Sulmuesi i “axurrëve” u dëmtua gjatë pjesës së parë, duke u detyruar të dalë menjëherë nga fusha e lojës. Ai ndjeu dhimbje në kyçin e këmbës dhe ky problem e detyroi që të mos e vazhdonte deri në fund takimin ndaj futbollistëve që drejtohet nga Alban Bushi.
Sipas diagnozës së parë nuk flitet për një dëmtim shumë serioz, megjithatë sulmuesi do të jetë në dyshim për takimin e ardhshëm që Milani do të luajë në transfertën ndaj Kajlarit. /Shqipëria.ch/