You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Të mbetur peng pas Fatos Beqirajt, Mali i Zi ka edhe dy shqiptarë të tjerë kundër Kosovës

Të mbetur peng pas Fatos Beqirajt, Mali i Zi ka edhe dy shqiptarë të tjerë kundër Kosovës

Kosova do të përballet ndaj Malit të Zi në mbrëmjen e sotme, në një takim mjaft të veçantë. Në krahun e kundërshtarëve, pritet që kapiten të jetë Fatos Beqiraj.

Pra një futbollist me origjinë shqiptare, që do të lider në përballjen kundër dardanëve. Por teksa kemi mbetur peng pas Beqirajt, te Mali i Zi janë edhe dy lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Sead Hakshabanoviq, ose me mbiemrin e saktë Hakashabanaj. Mesfushori në fjalë vjen nga Tuzi dhe zgjodhi të përfaqësonte Malin e Zi. E njëjta gjë vlen edhe për portierin Damir Lulanoviq, ose më saktë Lulanaj, që ka të njëjtën origjinë sa i përket prejardhjes së tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top