You are here
Home > Kombëtarja > Te Maqedonia shfryjnë për Seferin: Tradhëtari! Ia dhamë të gjitha, donte Shqipërinë

Te Maqedonia shfryjnë për Seferin: Tradhëtari! Ia dhamë të gjitha, donte Shqipërinë

Taulant Seferi është ende një futbollist që ndodhet në hapat e para të karrierës, por ka shumë për t’u krenuar nga ana e tifozëve shqiptarë me të. I lindur në familje ku flenë dhe zgjohen mbi flamurin shqiptar, nuk kishte sesi futbollisti i Young Boysit të devijonte nga rruga.

Pavarësisht se Maqedonia i dhuroi gjithçka për ta pasur në përfaqësuese, vetë lojtari e refuzoi ofertën, për të pritur Shqipërinë. Shumë ndeshje ka luajtur me U-21 tonë që drejtohet nga Alban Bushi, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Të gjithë e prisnin që Seferi t’i bashkohej Kombëtares A, por nuk ishte i këtij mendimi Panuçi. Gjithsesi nuk ka vend për alarm, pasi presionet nuk i përkasin një lojtari të tillë. Së fundmi është “Sport.mk” që ka bërë një listë emrash që i ka cilësuar si “tradhëtarë”, për shkakun se kanë braktisur Maqedoninë.

Lista është e gjatë dhe përfshihen lojtarë si Jasir Asani, Omar Imeri dhe Besir Demiri, por pika ku kjo media ndalet, është Taulant Seferi. “I është dhuruar gjithçka këtij lojtari, madje iu premtua edhe ekipi A që në moshën 17 vjeç, por ai donte vetëm fqinjët e Shqipërisë”, shkruhet nga “Sport.mk”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top