You are here
Home > Kombëtarja > Te Malaga hedhin teorinë konspirative: “The Simpsons” parashikoi ardhjen e Keidi Bares!

Te Malaga hedhin teorinë konspirative: “The Simpsons” parashikoi ardhjen e Keidi Bares!

“The Simpsons”, është telefimi i animuar nga më të famshmit në botë që ka bërë për vete shumë shikues, ku përveç fëmijëve mund të themi se e ndjekin edhe të rriturit. Shumë seriale që janë prodhuar gjatë asaj kohe, kanë ardhur tashmë si një e vërtetë në jetën reale. Ajo që bëri bujë ishte padyshim seria e Donald Trampit, që u zgjodh president i Amerikës. Ndonëse ky telefilm është prodhuar disa vite më parë, shumë kohë më pas Tramp u vu në krye, për të shtuar edhe zërat konspirativ.

Tashmë ishte gazetari spanjoll dhe pranë klubit të Malagas, Beltran, që në profilin e “Twitter” ka publikuar një foto të këtij seriali ku vënë në pah me humor dhe duke vazhduar teorinë konspirative, se “The Simpson”, ka parashikuar gjithashtu transferimin e Keidi Bares tek skuadra e Malagës. Në atë foto dallohet qartë avioni me stemën e vjetër të shqiponjës, simbolit tonë Kombëtar, ku jashtë tij duke e pritur gjendet familja e famshme Simpson./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top