You are here
Home > Futboll Bota > Te Malaga hapet debati për Baren: E kush do ta mendonte se do bëhej kaq i rëndësishëm?

Te Malaga hapet debati për Baren: E kush do ta mendonte se do bëhej kaq i rëndësishëm?

Keidi Bare nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Malaga do të luajë ndaj Zaragozës në kampionatin spanjoll. Kjo ka sjellë që te mediat spanjolle pranë klubit të lojtarit shqiptar, të hapet një debat se kush do ta zëvendësoj Baren.

Madje trajneri Sanchez duhej të heq dorë nga skema e zakonshme me të cilën paraqitej në fushë, pasi vetëm Baren ka si futbollist me karakteristikat që kërkon te Malaga. Një ndryshim i skemës në këtë moment të kampionatit nuk është aspak i lehtë, pasi po luftohet për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll. Së fundmi është “Malagahoy”, që mes të tjerash ku tregon gjithë dilemat e trajnerit Sanchez për zëvendësuesin e Bare, e mbyll shkrimin me këtë frazë: “E kush do ta mendonte përpara disa muajsh se Keidi Bare do të ishte kaq i rëndësishëm?”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top