
Rei Manaj ka qënë sulmuesi shqiptar më i përfolur përpara disa vitesh në Itali. Sigurisht, jo të gjithë lojtarët tanë kanë fatin që të stërviten dhe luajnë me ekipin e Interit, që ka një histori të madhe në vendin fqinj.
Media pranë klubit të zikaltërve, “PassioneInter”, e ka kthyer vëmendjen te futbollisti kuqezi. Shumë huazime ka pasur për në karrierën e Manajt, megjithëse është ende në moshën 24-vjeçare. Së fundmi ndodhet me ekipin e Albasetes në Spanjë, atje ku për t’u mbajtur mend është vetëm fillimi i sezonit.
Në vitin futbollistik 2019 ende nuk është gjetur rrjeta e parë. Sipas “PassioneInter”, Rei Manaj duhet të ndryshojë diçka në karrierën e tij: “Sigurisht, nuk ka pasur aventura edhe aq shumë emocionuese. Tashmë duhet të bëj më në fund ndryshimin që ende nuk ka ardhur për të”, shkruhet në artikull. /Shqiperia.ch/