You are here
Home > Futboll Bota > Te Interi e quajnë si talentin e së ardhmes, paguhet më pak se lojtarët në Shqipëri e Kosovë

Te Interi e quajnë si talentin e së ardhmes, paguhet më pak se lojtarët në Shqipëri e Kosovë

Futbollli shqiptar ka diferenca të mëdha me futbollin italian. Por sado i thelle është ky hendek ndonjëherë futbolli italian mbetet prapa për pagesën, kundrejt një talenit 18 vjeçar.

Bëhet fjalë për lojtarin në pronësi të Interit, Andrea Pinamoni, i cili është transferuar në formë huazimi tek ekipi i Frozinones. Pikërisht këtij emri që me shumë mundësi do të ketë një të ardhme të ndritur, paguhet vetëm 1.600 euro në muaj. Ai është dhe lojtarë që ka luajtur në të rinjtë e kombëtares italiane.

Një pagë e tillë u paguhet lojtarëve që luajnë në Kosovë dhe në Shqipëri, sigurisht atyre më të mirëve. Në këto shifra luhatet edhe 18 vjeçari që luan në Serinë A.

Ajo që të bënë më shumë përshtypje është se Pinamoni është lojtari që paguhet në pak në një ligë kryesore të Europës siç është “Seria A”. /Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top