Futbollli shqiptar ka diferenca të mëdha me futbollin italian. Por sado i thelle është ky hendek ndonjëherë futbolli italian mbetet prapa për pagesën, kundrejt një talenit 18 vjeçar.
Bëhet fjalë për lojtarin në pronësi të Interit, Andrea Pinamoni, i cili është transferuar në formë huazimi tek ekipi i Frozinones. Pikërisht këtij emri që me shumë mundësi do të ketë një të ardhme të ndritur, paguhet vetëm 1.600 euro në muaj. Ai është dhe lojtarë që ka luajtur në të rinjtë e kombëtares italiane.
Një pagë e tillë u paguhet lojtarëve që luajnë në Kosovë dhe në Shqipëri, sigurisht atyre më të mirëve. Në këto shifra luhatet edhe 18 vjeçari që luan në Serinë A.
Ajo që të bënë më shumë përshtypje është se Pinamoni është lojtari që paguhet në pak në një ligë kryesore të Europës siç është “Seria A”. /Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/