
Llapi është një nga klubet më të njohura në Kosovë, ndërsa aktualisht gjendet edhe në elitën e futbollit në këtë vend.
Një detaj shumë i veçantë nga ky klub, që të gjithë e kanë anashkaluar dhe e kanë harruar disi, është fakti që skema e këtij ekipi ngjason në mënyrë të frikshme me atë të klubit anglez, Evertonit. Flitet për logo thuajse identike, ndërsa krijuesi i stemës së Llapit, mesa duket duhet të punojë më shumë me fantazinë e tij. /Shqipëria.ch/