
Ingolshtadi e ka një luks të marrë në skuadër mbrojtsin Mërgim Mavraj. Një lojtar me eksperiencë të madhe në Bundesligë dhe Europë, për më tepër që ka edhe shiritin e kapitenit te Shqipëria.
Situata rrodhi në atë mënyrë, që tifozët e Ingolshtadit të mos i besojnë shumë syve, kur fillimisht emri i mbrojtësit shqiptar shfaqet në mediat gjermane. Po flasim për një ekip që në pamje të parë, i ka larë hesapet edhe me kategorinë e dytë në Gjermani.
Me 14 ndeshje pa fitore dhe në vendin e fundit, e vështirë do të jetë që Ingolshtadi të mbijetojë në kampionat. Sigurisht, këtu Mavraj nuk duhet vetëm që të mbrojë mirë, por edhe të shënojë shumë herë në portën kundërshtare.
Pavarësisht situatës së vështirë, tek ekipi gjerman janë shumë të lumtur dhe optimist për mbijetesën, sidomos pas ardhjes së mbrojtësit të Shqipërisë. Drejtori i përgjithshëm i Ingolshtad, Gartner, sipas asaj që “Shqiperia.ch” mëson është shprehur:
“Mavraj sjellë me vete gjithë vlerat që ne kemi nevojë për të mbijetuar, tani do ia arrijmë qëllimit. Një fitues padyshim, eksperti në futbollin gjerman dhe luftëtari i jashtëzakonshëm”, do të shprehej Harald Gartner. /Shqiperia.ch/