You are here
Home > Futboll Bota > Të gjithë vështrimin te shqiptari, Werderi: Kështu po! Jo që të mos i interesoj askujt

Të gjithë vështrimin te shqiptari, Werderi: Kështu po! Jo që të mos i interesoj askujt

Milot Rashica është kthyer në yllin e Werderit, jo vetëm të Kosovës dhe Shqipërisë. Viti 2019 është thuajse në perfeksion për këtë futbollist, që po arrin të gjej lehtësisht rrjetën në Gjermani.

Por ky nivel i jashtëzakonshëm i këtij futbollisti, nuk gëzon vetëm tifozët shqiptarë. Së fundmi janë drejtuesit i Werderit që ndihen të vlerësuar, pasi ka interesime nga klube të njohura për Rashicën. Në një intervistë të fundit dhënë për mediat gjermane, drejtori sportiv, Frank Bauman është shprehur i lumtur që vështrimi është hedhur te klubi gjerman.

“Sigurisht, ka pasur interesim për Rashicën nga klube të tjera te ne. Kjo është vërtet e bukur dhe kështu duhet. I preferoj ekipet më të mira që të interesohen për lojtarët tanë. Jo që të mos i interesoj fare se çfarë ndodh këtu. Kjo është një shenjë e mirë për stafin dhe klubin tonë. Gjithsesi, Rashica është i lumtur te ne dhe po projektohet për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Bauman. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top