You are here
Home > Kombëtarja > Të gjithë vëmendjen e ka rrëmbyer i vëllai: Çfarë po ndodh me Arlind Ajetin?

Të gjithë vëmendjen e ka rrëmbyer i vëllai: Çfarë po ndodh me Arlind Ajetin?

Karriera e futbollistëve gjithmonë varet në një fije peri, gjithçka mund të ndryshojë brenda një kohe fare të shkurtër. Ashtu siç edhe ndodhi me Arlind Ajetin, që bëri një Europian brilant me kuqezinjtë.

Madje shumë do ta thërrisnin edhe si “ministri i vërtetë i mbrojtjes” së Shqipërisë. I pakalueshëm në duele dhe një dhimbje e madhe koke për trajnerët kundërshtarë, Ajetit asokohe ishte e vështirë që t’i gjendej mënyra për t’iu larguar me topin në zotërim.

Torino nuk do të humbiste kohë për ta marrë në skuadër, por mbrojtësi kuqezi nuk e gjeti veten asnjëherë në këtë ekip. Më pas do të vinte kalimi te Grashopërsi, në sezonin e turpërimit për këtë ekip, që ra nga elita dhe ua la fanellat tifozëve.

Vëmendjen e madhe në Zvicër e ka marrë tashmë një tjetër Ajeti, vëllai i Arlindit, Albiani. Me fanellën e Bazelit është duke shënuar në ndeshjet më të rëndësishme, duke fituar simpatinë e të gjithëve. Ndërkohë shumë në hije mbetet rasti i Arlindit, që tashmë është pa skuadër. Ende asnjë ofertë nuk ka mbërritur për të, të paktën asgjë e raportuar në media. Flasim për një lojtar që është vetëm në moshën 25-vjeçare dhe kjo do të përbëj problem edhe për t’iu bashkangjitur Shqipërisë në shtator. Një “ministër i tillë mbrojtje” nuk mund të qëndroj kurrë pa qënë në detyrën e tij… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top