
Përpara dy takimeve të Izraelit dhe Skocisë, të gjithë tifozët shqiptarë e drejtonin vështrimin e tyre vetëm te talenti i Rangersit, Eros Grezda.
Na kishte bërë të dashurohemi me të falë paraqitjeve të dhuruara me Kombëtaren. Megjithatë mesfushorin shqiptar nuk do të kemi mundësinë ta shohim as në stol në dy takimet e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kështu, stafi i Shqipërisë ka vendosur t’i jap lejen e largimit Grezdës, pasi ky i fundit ndodhej totalisht jashtë formës së duhur pas dëmtimit të gjatë që kishte kaluar. Një tjetër arsye që ndikoi në largimin e tij, ishte edhe leja e qëndrimit dhe e punës në Skoci. Tashmë Panuçi duhet t’i bëj llogaritë mirë, sepse nuk ka “armën” e tij më të fortë. /Shqipëria.ch/