You are here
Home > Kryefaqja > Të gjithë sytë janë tek talenti i Bremenit, Rashica…në mes të shkretëtirës!

Të gjithë sytë janë tek talenti i Bremenit, Rashica…në mes të shkretëtirës!

Milot Rashica mund ta quajmë si lojtari më fatkeq tek përfaqësuesja e Kosovës, pasi që në debutimin e tij me fanellën e dardanasve nuk ka arritur të zhbllokohet, pavarësisht mundësive.

Ndonëse rastet e Rashicës kanë qënë të shumta sidomos dhe në sfidën e fundit kundër Maltës, teksa portieri kundërshtar i ka mohuar golin me akrobacitë e tij. Që nga koha kur ishte pjesë e kombëtares shqiptare, Miloti nuk po arrin dot të zhbllokohet, gjë kjo që mesfushori me kalimin e kohës mund të vihet edhe në presion për këtë gjë, pasi pritshmëritë nga dardanasit për të, janë maksimale.  Ai është një nga lojtarët me më shumë bujë tek përfaqësuesja e Kosovës ndërsa është pjesë edhe klubit gjerman të Verder Bremen, ku deri në këtë fazë ka kryer një paraqijte të kënaqshme në “Bundesliga” gjeramane.

Mesfusori 22-vjeçarë me fanellën kuqezi të gtupmoshave tona, ka arritur të shënojë vetëm dy gola, ndërsa për dardanasit akoma nuk ka arritur të gjejë rrjetën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top