You are here
Home > Futboll Bota > Të gjithë prisnin rënien e Abrashi, trajneri i Freiburgut: Nisi që të qeshte, pa hapur unë gojën

Të gjithë prisnin rënien e Abrashi, trajneri i Freiburgut: Nisi që të qeshte, pa hapur unë gojën

Amir Abrashi u rikthye në fushën e blertë pas një dëmtimi të gjatë, duke kapur menjëherë formën e tij më të mirë. Ndeshja e parë në transfertë ndaj Shalkes pas atij pushimi dhe mesfushori shqiptar do të luante 90 minuta.

Që nga ajo ndeshje, lojtari i Kombëtares ka qënë një lojtar i rëndësishëm te Freiburgu. Të gjithë prisnin që momenti i errët të shfaqej te Abrashi, nisur edhe nga ato kohëra të vështirë që kaloi gjatë karrierës.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Madje trajneri i Freiburgut, Streich, do të shprehej për mediat gjermane: “Unë nuk jam i befasuar. Sa i përket pritshmërive për nivelin e Abrashit, një gjë e tillë nuk ndodhi, sa i përket një momenti të errtë. Madje kur unë shkova të flisja me të mbi këtë temë, nisi të qeshte që pa hapur unë gojën. E dinte se çfarë do të thoja”, tha Streich. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top