
Në Itali nuk kanë aspak vlerësime të mira për Elseid Hysajn, pas vështirësive që po kalon së fundmi te Napoli. Madje edhe në përballjen e djeshme kundër Fiorentinës, që u mbyll me rezultatin 3-4, në 6 minuta aktivizimi mbrojtësi shkodran ishte protagonist ku shpëtoi falë arbitrit me një penallti të padhënë, pas ndërhyrjes së gabuar.
Menaxheri i tij, Xhuifredi, u shpreh se Hysaj nuk do të lëviz nga Napoli. Tifozët nuk janë aspak të kënaqur duke kërkuar largimin me çdo kusht, ndërsa gazetari italian i “Kiss Kiss Napoli”, Carlo Alvino, e qartëson më shumë situatën:
“Napoli ka tre mbrojtës krahu të djathtë, Di Lorenzo, Hysaj dhe Malkut. Njëri prej këtyre do të largohet. Menaxheri tha se Hysaj nuk ikën? Mund t’ju them se futbolli është i gënjeshtërt. Prisni edhe këtë javë pasi është shumë e rëndësishme. Pastaj, a jeni të sigurt se Napoli nuk e ka nxjerr në treg Malkuit?”, ngre pyetjen Alvino. /Shqiperia.ch/