
Të gjithë në Itali i kanë bërë jehonë të madhe rivalitetit që ka Elseid Hysaj me Malkuit, për një vend titullari në krahun e djathtë. Për herë të parë pas kaq shumë kohësh, te Napoli ka një balotazh në krahun e djathtë të mbrojtjes, madje me shqiptarin që e sheh veten në pankinë.
Por tashmë ky duel ka shkuar në një nivel tjetër, teksa është vetë francezi që hedh në “Instagram” një video, ku shihet së bashku me Elseid Hysajn, Mario Ruin dhe Marek Hamsik duke luajtur me lojën “Mos u nxeh”. Një mënyrë e mirë kjo për të shtyrë ato orë të mërzitshme të udhëtimit me avion. Por edhe një mesazh i mirë që secili prej tyre duhet marrë nga loja, pasi pavarësisht zgjedhjeve të Ançelotit, puna e këtyre futbollistëve nuk duhet të ndalet për të marrë besimin e teknikut italian. /Shqiperia.ch/