
Skënder Loshi është shndërruar në një makineri golash me të rinjtë e Nac Bredës, duke realizuar thuajse në çdo takim. Gjithmonë futbollisti shqiptar është ai që bën diferencën dhe kjo nuk kishte sesi të kalonte pa vëmendjen e mediave holandeze.
Shumë artikuj i janë kushtuar këtij lojtari, që më parë ka qënë pjesë e Shqipërisë U-21, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe trajneri Van der Gag, që drejton ekipin e parë të Nac Bredës. Ky i fundit kujton ende grumbullimin që i ka bërë Loshit me grupin e tij gjatë fazës përgatitore në Spanjë, ndërsa është shprehur se nuk është “i verbër” përpara statistikave që flasin qartë për nivelin e këtij lojtari.
“Unë i kuptoj mirë të gjitha fjalët tuaja, por kam marrë një numër të madh vendimesh, përfshirë edhe thirrjen e tij në Spanjë. Kjo e paguan për momentin punën e Loshit. Ndoshta do t’i bashkohet skuadrës së parë në takimet e tjera. Shoh që është rritur shumë dhe do e shpërblejmë për këtë. Nuk është se jemi të verbër për punën që po bën Loshi”, ka thënë Van der Gag. /Shqiperia.ch/