You are here
Home > Kombëtarja > Të gjithë e llogaritën si “të perënduar” në Izrael, Ahmedi nga dështim në “Mesin shqiptar”

Të gjithë e llogaritën si “të perënduar” në Izrael, Ahmedi nga dështim në “Mesin shqiptar”

Një largim si ai i Valon Ahmedit, për të kaluar nga Maribori në Izrael me Hapoel Shmonan, sigurisht që mund të konsiderohet një hap mbrapa në karrierën e futbollistit shqiptar. Për më tepër nëse përmendim faktin, se në sezonin e shkuar Maribori dhe lojtari i Kombëtares ishin pjesë e “Champions League”.

E teksa të gjithë prisnin perëndimin e parakoshëm të 24-vjeçarit të Shqipërisë me lëvizjen e bërë në merkato, në fakt ka ndodhur e kundërta. Ahmedi është duke zhvilluar një sezon më shumë fantastik në Izrael, e nëse vazhdon kështu, një tjetër ftesë do i mbërrijë nga Panuçi.

Tashmë është kthyer në “Mesin shqiptar” në kampionatin izraelit, e këtë e vërtetoi edhe në ndeshjen e djeshme. Megjithëse ekipi i tij u mund në transfertë me rezultatin 2-1 ndaj Hapoel Beer Sheva, në minutën e 15 të takimit, atje ku do të vinte edhe goli i parë i takimit, Ahemdi shpalos gjithë aftësitë e tij.

Një shkëputje fantastike në krahë, si ato të ylli argjentinas, futbollisti shqiptar nxjerr me portën e boshatisur shokun e tij të skuadrës. Në 11 ndeshje të zhvilluara derimë tani në Izrael,  Ahmedi ka dhuruar 6 asiste dhe ka shënuar gol. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top