You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Të gjithë e duan! Cana kontakton me familjarët e Shabanit: I dhashë vetëm një këshillë

Të gjithë e duan! Cana kontakton me familjarët e Shabanit: I dhashë vetëm një këshillë

Meritan Shabani është çështja e aq shumë diskutuar së fundmi, teksa për të marrë shërbimet e talentit të Bajernit, kanë hedhur kandidaturën Shqipëria, Kosova dhe së fundmi të rinjtë e Gjermanisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar ndihmë nga legjenda e Kombëtares, Lorik Cana, për të bindur familjarët e Shabanit, që ky i fundit të zgjedh kuqezinjtë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-kapiteni i Shqipërisë, është shprehur se ka folur me vëllain e Meritanit, duke i dhënë vetëm një këshillë të vetme për të folur me të gjithë njerëzit që e duan talentin e Bajernit.

“Federata më kërkoi nëse mund të flisja unë me familjen e Meritanit. Ju thashë, “patjetër që po”. Do flas! Kam folur me të vëllain e tij, i cili merret me bisedimet dhe palët që duan ta kontaktojnë djalin.

Po! I kam thënë shkurt e shqip: “Së pari jemi shumë krenar që një djalë 19-vjeçar i joni luan me Bajernin. I thashë në një mënyrë sa më miqësore dhe vëllazërore, që në rast se do të ketë nevojë për çfarëdolloj ndihme apo këshille, do të jetë i mirëseardhur. Kemi shkëmbyer kontaktet.

Kemi folur rreth 10 minuta dhe i kam thënë që e rëndësishme është që djali të mos ketë presion dhe të mos e ndiejë atë. Mbi të gjitha, ai të bëjë zgjedhjen që ai e ndien më mirë. Ka lindur në Gjermani, ka pasaportën gjermane dhe ka të drejtën për Gjermaninë, Kosovën apo Shqipërinë. I kam thënë që absolutisht nuk do e paragjykojë asnjëri dhe i kam dhënë vetëm një këshillë: Takoji njerëzit.

Pavarësisht se keni vendosur që të mos nxitoheni, takojini njerëzit. Federatën e Kosovës, federatën shqiptare. Patjetër që djali ka të drejtën normale që të luajë për Gjermaninë. Unë i thashë, ‘për mendimin tim, meqenëse është brezi i parë që ka nisur aty dhe meqenëse ju flisni shqip, jeni familje shqiptare ju inkurajoj që djali të përfaqësojë vendin e tij. Qoftë Kosovën, lojtarët e saj në mënyrë natyrale shkojnë tek ajo, ose nëse është rritur me Kombëtaren shqiptare dhe e ka parë si një identitet të rëndësishëm, të luajë për Shqipërinë”, ka thënë Cana. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top