
Që prej disa ditësh në mediat shqiptare dhe ato skoceze, është raportuar se Brest është shumë pranë zyrtarizimit për Eros Grezdën, madje duke bërë edhe një ofertë zyrtare. Por e gjitha kjo duket të jetë një alarm i rremë, pasi nuk e ka vërtetësinë e plotë.
Menjëherë pas ndeshjes së djeshme që Rangersi zhvilloi ndaj Derbit, trajneri Gerrard ka qartësuar disi më tepër edhe të ardhmen e Grezdës: “Ne kemi pasur 2-3 oferta për huazim rreth Erosit. Megjithatë kjo nuk na kënaq në lidhje me atë që kërkojmë për momentin”, ka thënë tekniku i skocezëve.
Pra në këtë deklaratë kuptohet jo vetëm që Bresti nuk ka bërë një ofertë për transferimin e futbollistit, por edhe se Rangersi e përjashton në të gjitha mënyrat huazimin e sulmuesit shqiptar, duke kërkuar vetëm shitjen e tij. /Shqiperia.ch/