You are here
Home > Futboll Bota > Të fiksuar dhe dashuruar pas një futbolli që po dështon, Italia është katandisur më keq se Shqipëria

Të fiksuar dhe dashuruar pas një futbolli që po dështon, Italia është katandisur më keq se Shqipëria

Kampionati italian dhe asgjë tjetër nuk hyn në sy, gjithmonë shqiptarët e kanë pasur të përcaktuar futbollin e tyre të preferuar, për arsyet nga më të ndryshmet, duke e dalluar  Serinë A nga të tjerët. Kjo ka ndikuar jo vetëm në dashurinë e tifozëve për ekipet që ata përkrahin, por edhe në vendimarrjet tona për organizimin e futbollit në vend, aqsa shpeshherë preferojmë t’i marrim trajnerët nga shkolla e futbollit italian. Për të gjykuar këtë të fundit, ne jemi askush, pasi historia e suksesit flet gjithmonë në favor të saj, megjithatë duhet kuptuar se asgjë nuk është e përjetshme. Mes ndryshimeve rrënjësore që ka përjetuar futbolli i ditëve të sotme, ai italian nuk duhet të shërbej si një model për t’u marrë.

E nëse e bëjmë këtë gabim, mjafton t’ju hedhim një sy shifrave, për të bërë një hap mbrapa dhe për të gjykuar drejtë. E para që po e vuan mospërshtatjen e skemave të saj në futbollin modern, është vetë Italia. Lënia jashtë Europianit, nuk ishte edhe aq e rastësishme, në fakt, asgjë nuk është e rastësishme. Në 10 ndeshjet e fundit të saj, italianët kanë arritur të fitojnë vetëm dy takime, madje njërën prej tyre kundër Shqipërisë. Një rezultat më shumë sesa zhgënjyes që menjëherë ngre pikëpyetjen: Çfarë po ndodh?

Futbolli modern duket se ka pak lidhje me taktikat e vjetëruara të italianëve. Dikur futbolli luhej ndryshe dhe për të shënuar, kërkohej me patjetër pasimi i shumtë mes lojtarëve, për të pasur mundësinë e realizimit. Në këtë futboll, marifetet e atyre skemave, e paralizonin kundërshtarin dhe një futbolk cinik ishte gjithmonë rezultativ. Sot kemi të bëjmë me një tjetër filozofi loje, pasi kthimi mbrapa gjatë avantazhit të një goli, që haset shpesh te italianët, është një farë vetvrasje. Të mbrohesh mirë, nuk do te thotë medomos të parkosh autobuzin me një katenaço italiane përpara portës.

Një lojë të kujdeshme në prapavijë nuk e sigurojnë 5 mbrojtëa të vendosur, por filozofia e lojës. Këtu përmendim Atletiko Madridin, që simbolizon futbollin modern. Megjithëse paraqitet me një formacion të tipit sulmues, sakrifica e lojtarëve dhe shpirti i tyre bën që sulmuesi kryesor të kaloj shpeshherë gjysmëfushën e tij. Modeli i kërkuar të tjetri, gjithmonë duhet të pasqyrojë atë se çfarë ti do të jesh, por kjo e italianëve, duket një formulë që tashmë nuk po funksionon më dhe si provë e vetme vjen kombëtarja e axurrëve./Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top