
Kohët e fundit jemi mësuar që te Atalanta të luajnë si titullarë dy futbollistët e Kombëtares, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti.
Por në gjysmëfinalen e parë ndaj Fiorentinës, asnjë prej tyre nuk do të gjendet në fushë. Sigurisht që mungesa e këtyre lojtarëve është për arsye të ndryshme. Gjimshiti është i skualifikuar dhe nuk mund të luaj, ndërsa Berisha për nivelin e treguar.
Portieri i Shqipërisë nuk ka bindur me nivelin e tij dhe presioni i shtuar i tifozëve, ka bërë që Gasperini të mendoj aktivizimin e portierit të ri, Golini. /Shqiperia.ch/