You are here
Home > Futboll Bota > Te Atalanta janë të gjithë të surprizuar: Do e largonim Gjimshitin, por tani nuk bëjmë pa të

Te Atalanta janë të gjithë të surprizuar: Do e largonim Gjimshitin, por tani nuk bëjmë pa të

Një histori dashurie disi e çuditshme ajo mes Atalantës dhe Gjimshitit. Për shumë vite gjendeshin pranë njëri-tjetrit, por klubi italian nuk po ia njihte vlerat mbrojtësit shqiptar. Huazim pas huazimi, ndërsa kishte ardhur momenti që Gjimshiti të largohej.

Me ato pak shanse që i jepeshin në fushë te Atalanta, futbollisti i Kombëtares mendoi një aventurë të re. Italianët ishin në po të njëjtin mendim, derisa një zhvillim i ri ndodhi në këtë skuadër. Disa dëmtime, i hapën rrugën Gjimshitit për të provuar ato pak shanse që ekzistonin.

Mbrojtësi kuqezi ka dhënë më të mirën nga vetja, duke bërë që të gjithë të habiten pas tij. Së fundmi janë mediat pranë ekipit italian, që flasin për përshkallëzimin e Gjimshitit. Në fillim u mendua largimi, ndërsa në 11 ndeshjet e fundit ka arritur të luajë 9 herë si titullar. Qartësisht e dukshme, tashmë është Atalanta që nuk bën dot pa futbollistin shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top