You are here
Home > Futboll Bota > Te Atalanta bëjnë llogaritë e sezonit/ Kanë Etrit Berishën, Gollini të merret me “Hip-Hopin”

Te Atalanta bëjnë llogaritë e sezonit/ Kanë Etrit Berishën, Gollini të merret me “Hip-Hopin”

Me shumë lëkundje filloi ky sezoni për Etri Berishën, që papritur e gjeti veten në pankinë. Vendin e titullarit e mori i riu Golini, që njëkohësisht pak kohë më parë e kishte provuar edhe si këngëtar, duke nxjerr një këngë “hip-hopi” në treg.

Për shumë ndeshje rradhazi, portieri shqiptar nuk do të preferohej nga Gasperini. Derisa tekniku i Atalantës vendos ndryshimin e ruletës, duke i dhënë sërish mundësinë Berishës. Tashmë është ky i fundit i besuar i Gasperinit, e që nuk duket se do të lëviz nga kjo skuadër.

Te Atalanta tashmë bëjnë llogaritë e një sezoni, për të parë dështimet e më të mirët e gjysmës së sezonit. Pavarësisht ndonjë dileme të mundshme sa i përket portës, shifrat janë ato që flasin se Golini duhet të merret edhe më tepër me muzikën, pasi i premton koha. Berisha ka një mesatare të përgjithshme të notës 4.95, sa i përket vlerësimeve të marra në gjithë takimet e luajtuara, ndërsa Golini ka një mesatare prej 4.2. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top