You are here
Home > Kombëtarja > Te Arisi kanë një strategji të veçantë për suksesin, futbollistët e Shqipërisë rast përjashtimi

Te Arisi kanë një strategji të veçantë për suksesin, futbollistët e Shqipërisë rast përjashtimi

Për të arritur majën më të lartë në futboll, duhet të kesh një prej dy elementëve, ose të kesh shumë para për t’u shpenzuar, ose në të kundërt të kesh frymën e grupit.

Këtë e dinë më së miri te Arisi, atje ku luajnë edhe dy futbollistët e Shqipërisë, Migjen Basha me Mërgim Mavrajn. Te ekipi grek nuk e kanë elementin e parë, për të shpenzuar pafundësisht në merkato, ndërsa tashmë janë duke i kushtuar një vëmendje të veçantë strategjisë për frymën në skuadër.

Sipas  “Gazzetagr”, Arisi po shikon më në veçanti për mënyrën sesi blerjet e reja në merkaton që sapo lamë pas, të shkrihen sa më shpejtë me pjesën tjetër të grupit, për t’u bërë një trup i vetëm. Vështirësitë e fillimit janë prezente dhe mëse të dukshme, prandaj duhet të nxitohet sa më parë, ndërsa javët e kampionatit janë duke ikur.

Por te Arisi qetësohen disi, kur shohin dy futbollistët shqiptarë në ekip. Mavraj dhe Basha kanë kombinimin perfekt dhe bëjnë përjashtim në këtë strategji të veçantë. Basha që ka firmosur më herët me klubin grek, është duke e ndihmuar pafundësisht Mavrajn për t’u ambientuar sa më shpejtë në kampionatin grek, ndërsa kjo duket një çështje e mbyllur. Pas Kombëtares edhe në klub, të paktën Arisi “e flenë mendjen” tek dy afrimet e merkatos së verës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top