
Gjithmonë jemi mësuar që një bujë të madhe të bëj në mediat zvicerane dhe ato europiane, Xherdan Shaqiri me muskujt e tij. Më saktësisht me ato të këmbës, që e dëshmojnë më së miri qëndrueshmërinë dhe formën fantastike që kalon ky lojtar.
Po përse të shkojmë më larg, kur kemi Taulant Xhakën? Mesfushori i Kombëtares ka pozuar me muskujt e krahut gjatë stërvitjes dhe duket thjeshtë në një tjetër nivel. Madje mund të themi edhe se lojtari kuqezi e ka tepruar pak me palestrën, pasi duket sikur të jetë një boksier apo luftëtar i MMA-së dhe jo i botës së sportit. Provat i dha edhe në Beograd, nuk do të ishte keq dhe pa sukses nëse Xhaka do të provonte edhe një sport tjetër… /Shqiperia.ch/