
Granit Xhaka sot mbush 26 vjeç. Mesfushori shqiptarë që luan me Arsenalin dhe me kombëtaren zviceriane, feston sot datëlindjen e tij.
Një urim i veçantë që vjen nga vëllai i tij i vogël, Taulant Xhaka, ku në rrjetin social “Instagram” Taulanti ka publikuar një foto me vëllain e tij, Granitin duke e shoqëruar atë dhe me një mbishkrim:
“Si fillim dua te them se falenderoj Zotin cdo dite qe kam nje vella si ty qe mbi te gjitha je nje shok, shoqerues i mire. Uroj qe cdo moment i jetes tende te jete i mbushur me gezim,te kesh shendet dhe shume suksese .Vella i dashur, gjaku i gjakut tim te uroj edhe 100 vite te lumtura”, ka shkuar Taulanti Xhaka për Granitin. /Shqipëria.ch/