Të gjithë kritikojnë Panuçin për disfatën e marrë ndaj Skocisë me rezultatin e thellë 4-0, por Taulant Xhaka është ai që e sheh më ndryshe nga të gjithë situatën.
Mesfushori i Kombëtares shprehet se në fushë nuk luan Panuçi, por futbollistët e Kombëtares. Kështu shprehet mesfushori i Bazelit për “Supersport”, ndërsa kërkon që liderët e Shqipërisë të marrin situatën në dorë.
“Ishte një lojë shumë e dobët nga të gjithë lojtarët. Të humbësh në shtëpi 4-0 nuk kam fjalë. As unë nuk kam luajtur aq mirë dhe përgjegjësia është e jona.
Trajneri nuk luan futboll, atë e bëjmë ne ndaj nuk ka justifikime. Kemi gabimet tona dhe gjatë lojës por duhet të përmirsohemi pasi futbolli i ka gabimet. Shohim drejt Uellsit për tu përmirësuar. Nesër duhet të flasim të gjithë bashkë për gabimet tona.
Trajneri vendos dhe ka idetë e veta dhe ne e duhet ti zbatojmë në fushë. Siç e thashë edhe më sipër, trajneri nuk luan futboll, atë e bëjmë ne. Ndaj them se e gjithë përgjegjësia bie mbi lojtarët, e vetmja gjë që mund të na gëzojë është fitorja ndaj Uellsit për të vazhduar më tej”, u shpreh Xhaka. /Shqiperia.ch/