You are here
Home > Futboll Bota > Taulant Xhaka e ka në xhep golin e vitit në Zvicër, për këtë kujdeset edhe Graniti (VIDEO)

Taulant Xhaka e ka në xhep golin e vitit në Zvicër, për këtë kujdeset edhe Graniti (VIDEO)

Bazeli edhe këtë vit vijon të jetë në ndjekje të Young Boys në luftën për titull. Ndonëse kundërshtari është shkëputur me afro 20 pikë, Bazeli sërish ndjek me të gjitha forcat nga vendi i dytë. Meqënëse kryesuesit aktual të kampionatit janë të “pakapshëm”, Taulant Xhaka mund të thyej rregullat.

Ditën e hënë, më 28 janar do të ndahen çmimet në Luzern për golin më të mirët e sezonit 2017/2018. Taulant Xhaka konkurron për realizimin e vitit me supergolin e 2 marsit 2018, pikërisht ndaj Young Boys. Xhaka në minutën 39′ të takimit i çoi shifrat në 1 me 1, pas një predhe nga jashtë zone. Për disa ditë të tëra, vëmendja e mediave vendase dhe të huaja kishin në faqet e para vlerësimet për realizimin fantastik të mesfushorit shqiptar.

Shanset e fitimit të trofeut janë të mëdha  duke qenë se goli shihet si më i bukur nga të gjithë pjesëmarrësit. Në ndihmë të vëllait të madh është ofruar edhe Granit Xhaka. Mesfushori i Arsenalit ka kërkuar në rrjetet sociale ndihmë për të votuar golin e Taulantit. Gjithçka do vendoset pas afro 3 javëve, atëherë kur Taulant Xhaka mund të mbaj akoma lart moralin e ekipit. Pa harruar edhe një tjëtër arritje personale në kalendarin e tij të historive./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top