You are here
Home > Futboll Bota > Taulant Xhaka dhe dy shqiptarë, në Zvicër nuk ka dyshime për lojtarin që e ngatërron futbollin

Taulant Xhaka dhe dy shqiptarë, në Zvicër nuk ka dyshime për lojtarin që e ngatërron futbollin

Një votim i veçantë në Zvicër, teksa është zgjedhur futbollisti që e ka ngatërruar shpeshherë sportin që praktikon. Flasim për lojtarët e ashpër, të cilët nuk e mendojnë dy herë kur bëhet fjalë për ndërhyrjet e rrezikshme.

E si mund të mungonte në këtë listë Taulant Xhaka, që ka mbajtur vendin e tretë me 13% të votimeve, duke e cilësuar mesfushorin shqiptar si më të ashpërin në Zvicër. Megjithatë, nuk ishte vetëm Xhaka si një lojtar shqiptar i përfshirë në këtë listë. Madje, në vendin e dytë ka dalë Idriz Voca, me 19% të votimeve.

Diçka më mirë është Hekuran Kryeziu që me 3% të votimeve për të, është një mesfushor më i qetë dhe i pastër në ndërhyrjen e tij. Vendin e parë e ka marrë mbrojtësi i Young Boys, Sanogo, me 47% të votimeve që e kanë zgjedhur si lojtarin më të ashpër. E pritshme një gjë e tillë, pasi Sanogo është kthyer shumë herë në një temë diskutimi në kampionatin zviceran, pasi e tejkalonte limitin në një duel për top. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top