You are here
Home > Kombëtarja > Taulant Seferi ka dalë nga kontrolli, golin e kthen kaq të thjeshtë në Zvicër dhe afron Kombëtaren

Taulant Seferi ka dalë nga kontrolli, golin e kthen kaq të thjeshtë në Zvicër dhe afron Kombëtaren

Shqipërisë i mungon patjetër një lojtar i tillë, Taulant Seferi duket se ka dalë nga kontrolli. Në ndeshjet e fundit futbollisti shqiptar e ka kthyer golin në kaq detyrë të thjeshtë, falë aftësisë dhe potencialit të madh që zotëron.

“Viktima” e radhës këtë herë ishte Schaffhausen, ndërsa ekipi i Winterthurit ka barazuar me rezultatin 2-2. Seferi ka shënuar kështu golin e tij të 5 në këtë kampionat, ndërsa ekipi i tij është një nga pretendentët kryesorë për ngjitjen në elitën e futbollit zviceran.

Duke parë të gjitha paraqitjet e fundit me Shpresat dhe Winterthur, Taulant Seferit i duhet të presë edhe pak ditë, që të mbërrij telefonata e Panuçit për ndeshjet e nëntorit, kjo duket e sigurt. Vetë paraqitja e sulmuesit shqiptar ta imponon diçka të tillë, duke i bërë vend vetes në Kombëtare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top