
Shqipëria ka barazuar në ndeshjen e sotme ndaj Estonisë me shifrat 2-2. Fillimisht do të ishte Taulant Seferi ai që do të gjente golin e avantazhit në minutën e 12, ndërsa pas një gabimi trashanik të Kryeziut, rezultati do të barazohej në 1-1.
Në pjesën e dytë është e njëjta histori, teksa Taulant Seferi tregon sërish vlerat e tij me një gjuajtje të bukur nga brenda zonës, duke kaluar sërish kuqezinjtë në avantazh. Megjithatë, futbollistët e Bushit nuk do të merrnin 3 pikët as ndaj këtij kundërshtari, pasi në minutën e 88, pas një gjuajtje me kokë të Livak, do të vinte edhe goli i barazimit. Shqipëria nuk arrin të fitojë tre pikët, por konfirmon një lojtar si Taulant Seferi, i cili është gati për Panuçin. /Shqiperia.ch/
Shqipëria U-21: Kastrati, Kryeziu, Maloku, Tafa, Toli, Sulejmanov, Laçi, Bare, Mala, Mucolli, Sahiti.
Estonia U-21: Vaikla, Lilander, Purg, Kusk, Jarvelaid, Slein, Kaldma, Ainsalu, Riberg, Jarva, Liva