
Historia e Florijana Ismaili përfundoi në mënyrë tragjike, ndërsa futbollistja shqiptare u gjend e mbytur në liqenin e Comos. Kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë solli edhe këtë fund të hidhur, për lojtaren e Young Boys.
Një ngjarje kjo që ka tronditur gjithë botën e futbollit dhe mediat europiane. Disa prej njerëzve të saj më të afërt, e kanë gjetur mënyrën sesi të përjetësojnë figurën e Florijana Ismailit. Postimi i fotografisë ka ardhur nga lojtarja e Zvicrës dhe e Kolnin njëkohësisht, Francesca Calo, që së bashku me disa shoqe të tjera, kanë bërë tatuazh në trup një kapele që simbolizon figurën e Ismailit, numrin 17 të cilën ajo mbante në fanellë dhe shprehjen: “Për familjen”. /Shqiperia.ch/