You are here
Home > Kombëtarja > Tashmë kërkon lojtarë në Shqipëri, Panuçi ndjek takimin në “Selman Stermasi”

Tashmë kërkon lojtarë në Shqipëri, Panuçi ndjek takimin në “Selman Stermasi”

Kristian Panuçi, ashtu si edhe trajneri i mëparshëm, Xhani De Biazi, janë kritikuar aq shumë për mungesën e vëmendjes karshi Superiores. Megjithatë tekniku Panuçi është parë së fundmi në “Selman Stërmasi”.

Italiani është duke vëzhguar më nga afër takimin mes Partizanit dhe Kastriotit. Këtu do të shihen elementet që mund t’i shërbejnë Kombëtares për të ardhmen, duke parë që disa prej lojtarëve tëk të kuqtë që kryesojnë në Shqipëri, premtojnë së tepërmi.

Mbetet ende për t’u parë se çfarë i ka bërë përshtypje trajnerit të Shqipërisë, ndërsa gjithsesi një prezencë e tillë në stadium, i jep edhe motiv më tepër lojtarëve për t’u paraqitur sa më mirë në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top